Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin: S’kemi kohë për të humbur, të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i lumtur që ka ardhur në Prishtinë dhe jo për t’u marrë me kriza.

Ai ka thënë se që nga qershori kanë qenë në krizë të vazhdueshme duke vendosur vazhdimisht afate.

Lajçaku ka thënë se duhet të investojnë kohën në diskutime dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse ka ardhur në Kosovë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ka thënë se duhet të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm në proces.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë brenda pak javësh. Nuk kemi kohë për të humbur. Gjithashtu kemi folur edhe për situatën në veri. Po ashtu edhe për çështjen e energjisë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ai tutje ka thënë se nuk mund ta japë afate se kur mund të arrihet marrëveshja mes dy vendeve dhe se kjo varet nga angazhimi dhe puna e Kosovës dhe Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *