Lajme

Samiti/ Vjosa Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha para nisjes së Samitit të BE në Tiranë se në fund të këtij viti do të aplikojnë për në BE.

Për gazetarët, ajo tha se këtu nuk është vendi për të dialoguar me Serbinë, por theksoi se duhet të përqendrohen te njohja e ndërsjelltë.

Lexo më shumë  Basha: Kurti ia ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres së parë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme

“Është një sipërmarrje shumë e rëndisshme. Jam këtu si udhëheqësja e vendit më proeuropian, kemi treguar përkushtim ndaj vlerave të BE.

Jemi harmonizuar me sanksionet kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra.

Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim në fund të këtij viti. Është një takim mes BE dhe Ballkanit, jo një takim për negociata mes Kosovës e Serbisë,” tha Osmani.

Lexo më shumë  “Tash është koha për drejtësi të pavarur”, Haxhiu përshëndetë zgjedhjen e kryesisë së re në Këshillin Prokurorial

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *