Bota

Perëndimi i vë kufi çmimit të naftës ruse, pritet dobësimi i financave të Putinit

Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “ndërpresë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, kanë deklaruar SHBA-ja.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri – i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten erdhi pas muajsh pune të vështirë, raportoi BBC-ja të shtunën.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti, dhe do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose pak pas kësaj date.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Vendet me të ardhura më të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë veçanërisht nga kufiri”, ka deklaruar Yellen.

Ajo shtoi se do të kufizohen edhe më tej të ardhurat që Putini po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal, duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritje çmimet e naftës në mbarë botën.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do të ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, tha ajo në një deklaratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *