Blinken: Nëse Putini dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër
Sekretari Antony Blinken e quajti të mundshëm dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e armiqësive, nëse Moska është ‘serioze’.
“Nëse ka një qëndrim serioz nga ana e Rusisë, atëherë dialogu është gjithmonë i mundur“, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv France 2.
Ai vuri në dukje se Volodymyr Zelensky po kërkon një zgjidhje diplomatike.
“Presidenti Zelensky ka propozuar planin e tij për një zgjidhje paqësore.
Gjithçka varet nga Putini. Ka një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë, por kjo varet tërësisht nga vendimet e marra në Moskë, nga vendimet e presidentit Putin”, shtoi diplomati amerikan.
Sipas Blinkenit, konflikti në Ukrainë mund të përfundojë nesër, nëse Putini i jep fund asaj që filloi.
Rruga Press