Lajme

Europa e shqetësuar për korrupsionin, lirinë e medias dhe financimet e partive në Shqipëri

Europa vijon të jetë e shqetësuar me nivelin e korrupsionit në Shqipëri, luftën ndaj krimit të organizuar dhe lirinë e medias. Kjo duket qartë në dokumentin me draft-rekomandimet e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, të cilin A2 CNN e disponon. Drafti pritet të miratohet të enjten dhe kërkon nga autoritetet e Tiranës më shumë rezultate në këto fusha, me një vëmendje të shtuar sa i përket kujdesit ndaj financimeve të partive politike në një vit zgjedhor.

‘I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare për të vijuar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, në veçanti në nivelet e larta, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimeve publike deri te financimet e partive politike. Shënim, me shqetësim që Shqipëria ka rënë me 27 pozicione nga 2016 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International’.

Lexo më shumë  Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Ashtu si në çdo raport të institucioneve europiane, edhe kësaj radhe, PE-ja i bën thirrje partive politike për bashkëpunim dhe dialog, sidomos për reformën zgjedhore.

‘Në këtë aspekt, i bëjmë thirrje për rëndësinë e gjetjes së konsensusit për reformën elektorale, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, për të forcuar praktikën demokratike të parlamentit shqiptar’.

Dokumenti vë në pah edhe problemet me lirinë e medias, madje duke i kujtuar qeverisë shqiptare edhe rënien në pozicione në Indeksin e Lirisë së Shtypit.

‘Shënojmë me shqetësim që Shqipëria ka një rënie me 8 pozicione që nga 2018 në Indeksin e Shtypit Botëror. I bëjmë thirrje Shqipërisë që të intensifikojë përpjekjet për garantimin e lirisë së shprehjes, pavarësinë dhe pluralizmin e mediave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias’.

Në këtë takim, pritet t’i kërkohet BE asistencë për të shmangur ndërhyrjen e huaja dhe fushata dezinformuese në Shqipëri nga sulmet kibernetike./A2 CNN

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *