Lajme

Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e Forcave të Armatosura në misionin e dytë jashtë vendit

Me 77 vota “për”, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar që pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të dërgohen në misionin e dytë paqeruajtës jashtë vendit.

Sipas një marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar, disa pjesëtarë të FSK-së do të dërgohen në Ishujt Falklands.

Një ditë më parë, Qeveria tha se në këtë mision do të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të FSK-së dhe se “ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi”.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Ky mision jashtë vendit financiarisht do të mbulohet nga buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesëtarët e FSK-së do të jenë nën komandën e forcave të armatosura të shtetit pritës.

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar në shtator të këtij viti nënshkruan marrëveshjen për bashkë-zbarkimet e forcave të tyre në misionet ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.

Marrëveshje të ngjashme Kosova ka edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si rezultat i bashkëpunimit me forcat amerikane, një kontingjent i FSK-së kishte marrë pjesë në misionin e parë jashtë vendit më 2021, përkatësisht disa pjesëtarë u dërguan në Kuvajt.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

FSK-ja numëron afër 2.500 trupa të rregullt dhe 800 rezervistë. Numri i forcave të saj të rregullta pritet të dyfishohet kur të mbarojë procesi i transformimit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur procesin e transformimit të plotë në ushtri më 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *