Lajme

Rrustemi: Largimi i serbëve ishte politik, kthimi do të jetë procedural dhe ligjor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës ishte akt politik, kurse kthimi i tyre në institucione do të jetë procedural, ligjor dhe kushtetues.

Rrustemi ka theksuar se serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në momentin kur filluan veprimet për vendosjen e ligjshmërisë në komunat veriore.

“Veprim politik është thirrja për të mos i lëshuar vendet e punës dhe largimi i tyre ka qenë akt politik, por kthimi i tyre është proces krejtësisht procedural, ligjor dhe kushtetues. Nuk do të ketë kthim të tyre në vendet e punës me akt politik”, ka thënë Rrustemi.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Sipas tij, në 18 muajt e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur veprime dhe vendime në veri si asnjëherë më parë.

“Brenda këtyre 18 muajve të qeverisjes sonë ka pasur veprime dhe vendime në pjesën veriore si asnjëherë më parë, në luftimin e krimit të organizuar. Veprimet e policisë nuk janë të drejtuar kundër asnjë etnie, por kundër paligjshmërive”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rrustemi ka theksuar se vendimi i Qeverisë për targat ka shpërfaqur tri të vërteta për veriun.

“Ky veprimi i fundit ka shpërfaqur tri të vërteta: që Serbia është destruktive në dialog, integrimi i strukturave të dirigjuara nga Beogradi përgjatë viteve u dëshmua se s’ka qenë asnjëherë integrim i vërtetë, dhe e treta, në momentin kur filluan veprimet për vendosjen e ligjshmërisë këto struktura u larguan”, është shprehur Rrustemi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *