Lajme

Sot pritet vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën

Në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian sot pritet të jetë në rend dite vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo ishte paralajmëruar javën e shkuar, kur liberalizimi u hoq nga rendi i ditës me arsyetimin “për shkak të situatës në veri”, në kohën e tensioneve për targat.

Ishte hera e parë kur një vendim i procesit të liberalizimit u lidh me dialogun në mënyrë direkte.

Fillimisht ka kaluar teksti i vendimit në grupin e këshilltarëve për viza dhe ishte vendosur të jetë në rend dite në Coreper – ambasadorëve të vendeve anëtare, që të miratohej edhe formalisht pa diskutim. Më vonë, në mbrëmje, një ditë para takimit, Presidenca Çeke njoftoi se e ka hequr nga rendi i ditës.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Sipas tekstit të vendimit, me të cilin janë pajtuar vendet anëtare në takimin e këshilltarëve për vizat të martën më 22 nëntor, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në fuqi së bashku me nisjen e funksionimit të sistemit ETIAS në nëntor të vitit 2023 apo më së voni më 1 janar të vitit 2024.

Çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës do të votohet pa diskutim. Më pas pritet të kalojë në Parlament Evropian dhe në Komision Evropian. Por të dyja janë deklaruar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni Evropian qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *