Lajme

Vlen më shumë se diploma, 60 për qind e të punësuarve në Shqipëri “me mik”

Miku në Shqipëri duket se vlen më tepër se diploma.

Kontaktet personale dhe rekomandimet nga të tjerët janë mënyrat me të rëndësishme dhe më të përdorura nga kompanitë e mëdha, ato në zhvillim dhe me pronësi të huaj për të rekrutuar punonjësit.

Qeveria në Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023 -2030 që ka nxjerrë për konsultim publik i sheh kanalet jo formale dominuese në 60% të rasteve dhe qe vënë në vështirësi punëdhënësit.

“Dominimi i kanaleve joformale (rreth 60%) dhe ofrimi i vendeve të punës për ata, që tashmë janë të punësuar në biznese të tjera (rreth 10%), janë indikatorë të vështirësive që kanë punëdhënësit në identifikimin e punonjësve me aftësitë e duhura, si dhe në identifikimin e punonjësve nëpërmjet kanaleve formale dhe shërbimeve profesionale.”

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Shfrytëzimi i shërbimeve të punësimit nga punëkërkuesit vlerëson Ministria e Financave dhe Ekonomisë në dokument mbetet ende një sfidë. Ato duhet të konsolidohen dhe shfrytëzohen më tepër.

Vetëm 7.4% e punëdhënesve nga sektori privat sipas strategjisë përdorën shërbimet publike të punësimit për të rekrutuar punonjës.

“Mekanizmi i tregut të punës në Shqipëri ka ende nevojë për përmirësim për sa i përket ndërmjetësimit efikas dhe gjithpërshirëses, si dhe përputhjes më të mirë të ofertës dhe kërkesës për punë, krahasuar me nivelin mesatar në vendet e BE-së.”

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Për të adresuar mospërputhjen e aftësive mes kërkesës dhe ofertës strategjia thotë se duhet investuar në zhvillimin e produkteve digjitale për punëdhënësin dhe punëkërkuesin dhe të ndryshojë modeli i ofrimit të shërbimeve.

Me fokus më të madh në zhvillimin e aftësive, adresimin e barrierave të tjera të punëkërkuesve për të hyrë në tregun e punës dhe për të gjetur punë, si dhe për lehtësuar tranzicionin e punësimit nga një sektor në tjetrin, si p.sh nga bujqësia në industri dhe shërbime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *