Lajme

“Korrupsioni i frikshëm në Shqipëri”, Prokurori italian: Mafia e lidhur me zyrtarë!

Një nga prokurorët më të shquar italian në luftën kundër mafias në vendin e tij, ka komentuar së fundmi edhe situatën me grupet e krimit të organizuar nga Shqipëria që operojnë në Itali, duke vendosur theksin te korrupsioni në vendin tonë që i stimulon financiarisht ato.

Nicola Gratteri e cilësoi mafian shqiptare si ndër tre më të rrezikshmet në Europë, teksa i përgjigjej pyetjeve në një intervistë të dhënë për emisionin “Mushka e egër” i cili ka më shumë se 1 milion ndjekës në YouTube.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Sipas tij mafia shqiptare është pasuruar shumë në Shqipëri falë korrupsionit të frikshëm që ka mbërthyer vendin tonë, ku është e lehtë të komprometosh funksionarë publikë.

Sot ka tre mafie, është Ndragheta, është mafia shqiptare, e cila nuk është më ajo e grabitjeve të vilave, mafia shqiptare është mjaft e strukturuar, që është pasuruar në vendin e saj falë një korrupsioni të frikshëm, dhe më pas është mafia e brezit të tretë të afrikano-jugorëve”, tha ai.

Edhe më parë prokurori italian Nicola Gratteri, kishte ngritur alarmin për shpërthimin e mafies shqiptare në Europë duke kontrolluar trafiqe të rëndësishme, si ai i kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas tij, nëse del me pushtet ekonomik falë korrupsionit nga Shqipëria, arrin të forcohesh si mafje ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *