Lajme

Angli: Braverman do t’i fusë shqiptarët në procesin e shpejtë të dëbimit me Shqipërinë si ‘shtet i sigurt’

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, po përparon më shumë në planet për frenimin e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend. Braverman ka kërkuar që azilkërkuesit shqiptarë që kalojnë Kanalin me varka të vogla, të hyjnë në procesin më të shpejtë të dëbimit nga ky vend, shkruajnë mediat britanike sot.

Azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga shtete që konsiderohen “të sigurta” sipas Ministrisë së Brendshme britanike do të deportohen më shpejt sipas planeve të reja, ndërkohë që qeveria britanike po përpiqet të zgjidhë krizën e shkaktuar nga kalimet e emigrantëve në Kanalin Anglez.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron të rikthejë listën e vendeve “të sigurta” ku të ardhurit nga ato shtete që përfshihen aty nuk lejohen të kërkojnë azil.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Lista përfshin Shqipërinë, e cila ka shënuar një rritje të madhe të numrit të njerëzve të zhvendosur në Britani. Shqiptarët kanë përbërë 12,000 nga 43,000 personat që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Qeveria britanike do të ringjallë një politikë të re laburiste e cila i fut shtetet e sigurta në listën e bardhë dhe i trajton kërkesat për azil prej tyre brenda 20 ditëve, raportoi The Times. Lista tashmë ekziston, por nuk është përdorur kohët e fundit për shkak të problemeve ligjore.

Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut.

Kërkesat për azil nga vendet e përfshira do të konsideroheshin “të pabazuara” sipas planeve, përveç nëse ekziston një arsye specifike për pranimin e tyre si psh persekutimin nga qeveria e tyre,  jo nga bandat e drogës apo organizatat terroriste. Atyre që u refuzohet kërkesa nuk do të kenë të drejtë të apelojnë.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Planet janë pjesë e përpjekjeve të zonjës Braverman për të ndalur spiralen enjerëzve që kalojnë kanalin me varka të vogla të rrezikshme, shpesh të dërguara nga trafikantët e njerëzve ndërsa përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshimi në qasje do të thjeshtonte gjithashtu procesin e kërkesave të qeverisë britanike për azil, ku një kërkesë zakonisht zgjat më shumë se një vit.

Qeveria britanike thuhet gjithashtu se po peshon një plan për të ndaluar meshkujt nga vendet në listë duke i konsideruar shumicën e pretendimeve si të pabaza, por po vazhdon të përpunojë aplikimet për gratë dhe fëmijët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *