Sport

Statistikat interesante të ndeshjeve Brazil-Zvicër

– Dy precedentët e vetëm mes Brazilit dhe Zvicrës në Kupën e Botës kanë përfunduar në barazim: 2-2 në 1950-ën dhe 1-1 në 2018-ën. Mes rivaleve të fundit me të cilat nuk ka fituar dy ndeshjet e fundit janë vetëm Portugalia dhe Hungaria.

– Zvicra ka fituar dy nga katër sfidat e fundit kundër Brazilit, nëse llogarisim edhe miqësoret (1 barazim dhe një humbje plotësojnë bilancin).

– Zvicra ka shënuar mesatarisht 1 gol në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Brazilit.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

– Zvicra ka fituar vetëm një nga 8 ndeshjet e fundit në një Botëror, kundër skuadrave amerikano-jugore (2 barazime dhe 5 humbje): 2-1 kundër Ekuadorit në Botërorin e vitit 2014-të.

– Brazili është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të një Kupe Bote. Asnjë përfaqësuese nuk e ka shmangur humbjen brenda 17 ndeshjesh, ndaj sot “Seleçao”, nëse nuk humbet, mund të vendosë një rekord historik botëror.

– Riçarlison ka shënuar 9 gola, në shtatë ndeshjet e fundit, në të gjitha garat me bluzën e Brazilit. Nga debutimi i tij me “Seleçaon” në shtator 2018-të, Riçarlison është golashënuesi më i mirë i verdhegjelbërve me 19 realizime.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

– Zvicra ka rastin të fitojë sot për herë të parë në histori, dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në një Botëror. Ndërkohë që Brazili në rast suksesi mund të fitojë dy ndeshjet e para, pasi për herë të fundit e pati bërë në edicionet 2002 dhe 2006.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *