Lajme

Daily Mail reportazh në “qytetin fantazmë” shqiptar: Dukej sikur të rinjtë ishin zhdukur nga murtaja

Mediat britanike po interesohen gjithmonë e më shumë për Shqipërinë. Disa për të dëshmuar bukuritë turistike, të tjerë për të kuptuar origjinën e fenomenit të emigracionit klandestin në Britaninë e Madhe, që gjatë këtij viti ka marrë dimensione masive.

Një reportazh i sotëm i “Daily Mail”, e fillon këtë rrugëtim jo nga qytetet e veriut që merren zakonisht si shembull, por nga Cërriku. Qyteti i Shqipërisë së Mesme përshkruhet si një qendër dikur e gjallë falë industrive të saj, por që nga rrëzimi i komunizmit ka filluar një trend shpopullimi të theksuar, aq sa e përshkruan si një “ghost town”, pra si një qytet fantazmë.

Lexo më shumë  Eksportet e Shqipërisë bien për të katërtin vit radhazi, janari 2026 nis me tkurrje

“Kur arrita në shesh, në muzg, ato pak fytyra që pashë ishin të vjetra dhe të dëshpëruara. Dukej sikur brezi i ri i qytetit ishte zhdukur nga ndonjë lloj murtaje që zgjidhte sipas moshës. Dyqanet nuk kanë klientë, shtëpitë janë bosh, shkollat kanë aq pak nxënës sa përdoret vetëm një pjesë e vogël e klasave”, thuhet në përshkrimin  e gazetarit David Jones.

Emigranti shqiptar rrëfehet për BBC pas dëbimit nga Britania e Madhe: Do të doja të mos kisha hyrë kurrë ilegalisht.

Ai virus që ka boshatisur qytetin shqiptar, ai e përkufizon në emigrimin masiv. Diçka që ai gjen, edhe pse jo aq i dukshëm, edhe në Tiranë, ku më së shumti sipas tij po ikin truri i vendit, veçanërisht, mjekë, inxhinierë dhe ekonomistë që mund të jenë shpresa e vendit, por që braktisin Shqipërinë për shkak të korrupsionit, mungesës së shërbimeve dhe pagave të ulëta.

Lexo më shumë  Konjufca nga Haga: Askush nuk mund të shkelë në luftën tonë çlirimtare

“Më shumë se 3 mijë mjekë dhe profesionistë të shëndetit kanë emigruar në Gjermani, dhe tani mund të vijnë edhe në Britani. Në qoftë se kjo ndodh, humbja e Shqipërisë do të ishte fitorja e Britanisë, por në atë rast nuk do të mbetej asnjëri për të rindërtuar atë vend aq të bukur ”, përfundon artikulli i Daily Mail.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *