Sondazhi/ Shqiptarët nuk e dinë ç’punë bën Këshilli Bashkiak
56.5% e shqiptarëve nuk e dinë kush janë dhe çfarë funksioni kanë anëtarët e një Këshilli Bashkiak. Të vënë para një pohimi të pavërtetë: “Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarët e kryetarit të bashkisë” nga Barometri në Euronews Albania, më shumë se gjysma nuk e kanë kundërshtuar këtë pohim, 28.9% janë dakord, 21.1% nuk e dinë dhe 6.5 janë neutral.
Ndërkohë, 43.5% e kanë kundërshtuar këtë pohim, pasi këshilli bashkiak nuk përbëhet nga këshilltarët personalë të kryetarit të Bashkisë, por nga anëtarë që zgjidhen me votë. Pavarësisht se këshilli bashkiak votohet për t’i shërbyer dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ka pothuajse fare ndërveprim me ta.
91.1% e shqiptarëve nuk kanë takuar kurrë një këshilltar bashkiak si komunitet për ndonjë shqetësim. 85.7% nuk kanë takuar as individualisht një këshilltar të bashkisë për ndonjë shqetësim. 95.3% nuk kanë marrë kurrë pjesë në ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak. Ndërsa 67.7% nuk njohin asnjë anëtar të këshillit bashkiak. Vëmendja për këtë strukturë ka qenë e vogël edhe në media, pasi 91.5% e shqiptarëve nuk kanë parë kurrë në media live ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak.
Rruga Press