Bota

Gjermania thërret takimin e G7-ës për të folur për Ukrainën

Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të mblidhen javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, për të “iniciuar mbështetje të mëtejshme për furnizim me energji elektrike për Ukrainën”.

Kështu tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila i ka quajtur sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase “krim të patolerueshëm dhe çnjerëzor“.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

Ajo tha se presidentit rus, Vladimir Putin, “po i pëlqen të zhysë popullin e Ukrainës në të ftohtë dhe në errësirë me raketat e tij”, por që sipas saj, ai nuk mund ta zmbrapsë dëshirën e ukrainasve për liri, dhe mbështetjen e perëndimit për ta.

Sulmet ajrore ruse goditën Ukrainën, më 23 nëntor, ku shumica e qyteteve mbetën pa energji elektrike, përfshirë Kievin.

Gjithashtu, Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *