Dhuratat ndaj carëve e krajlëve nuk mund ta ndalin vullnetin e tyre për ta shkatërruar Evropën si ideologji
Nga Roland Amzai
Afrohet dhjetori, janari. Një pjesë e mirë e BE po i kap paniku nga deadline-et që i kanë vendosur vetes sa i përket embargos totale të naftës ruse.
Paniku rrëzon tregjet. E po ranë tregjet e BE, bie partneri i parë i SHBA-së.
Me ç’rast;
Gjuha e qeverisë amerikane, është zbutur, kurse Brukseli nuk ka gjuhë fare.
Nuk ka kthim pas. BE do të përballet me tmerrin e saj*, me pasojat e pavarësisë nga nafta ruse.
Më 5 dhjetor fillon zbatimi i embargos.
Shumë shpejt vendosen çmimet tavan të gazit, duke zhdukur derivatet në bursën europiane. Pas saj, Rusia do ta rrisë nivelin e sabotazhit. Ndoshta do ta ndalë ventilin e tubacioneve të gazit.
Por rrugë tjetër nuk ka.
Dhuratat ndaj carëve e krajlëve nuk mund ta ndalin vullnetin e tyre për ta shkatërruar Europën si ideologji.
Me pak fjalë, aktorët globalë duan të fitojnë kohë. Rusia do të fitojë kohë për të rehabilituar humbjet në jug të Ukrainës. BE-ja do të fitojë kohë për të mos ngjallur panik për tregjet e energjisë, naftës e gazit. BE-ja dëshiron që ta kapërcejë momentin e embargos si një çast tranzitor dhe jo si një gjendje. Serbia do të fitojë kohë për t’u mos u përballur me Kosovën.
Serbia do që dialogu të jetë permanent dhe jo tranzitor.
Në gjithë këtë histori, Borreli zgjodhi të drejtojë gishtin kah Kosova.
Përtej kësaj, ajo që Borreli nuk thotë, Spanja do të ketë papunësi në nivele rekord në vitin 2023, ashtusikurse edhe Sllovakia.
Vendet që do ta kalojnë më lehtë janë Gjermania dhe Franca. Fondi monetar ndërkombëar parashikon që Franca do të jetë në rritje prej 0.75% me terma të GDP.
Gjermania ka alokuar 200 miliardë EU për sigurimin e energjisë.
Nga ana tjetër, janë po këto vende që kanë propozuar planin që sot njihet si “franko-gjerman” për fillimin e normalizimit të marrëdhënive Kosovë – Serbi.
Gogoli është në Rusi. Nuk është në Kosovë. Akuza ndaj Kosovës nuk ka për ta ndaluar as recesionin, as konfliktin potencial në kontinent.
Rruga Press