Bota

Lavrovit i ndalohet hyrja në Poloni

Rusia dënoi dhe vlerësoi si provokuese vendimin e Varshavës zyrtare, e cila refuzoi të lejonte hyrjen e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në territorin e saj, ku duhej të merrte pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së OSBE-së.

“Vendimi i Polonisë (…) është provokues dhe i paprecedentë”, thuhet në njoftimin për shtyp të diplomacisë ruse, raporton moscowtimes.

“Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregulloret aktuale”, i tha AFP një burim i besueshëm nga presidenca e radhës polake e OSBE-së.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

I njëjti burim tha se delegacioni rus nuk duhet të dërgojë “persona të sanksionuar nga Bashkimi Evropian” në takime pas ofensivës ruse kundër Ukrainës të nisur më 24 shkurt, mes tyre është edhe Lavrov.

Një takim i 57 ministrave të jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të zhvillohet më 1 dhe 2 dhjetor në Lodz, një qytet në Poloninë qendrore. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në OSBE, Aleksandër Lukasheviq.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Selia e OSBE-së ka qenë në Vjenë që nga themelimi i saj në vitin 1975 në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe qëllimi i organizatës është të promovojë dialogun midis vendeve të Lindjes dhe Perëndimit.

Takimi vjetor ministror i OSBE-së, në të cilin Lavrov merr pjesë rregullisht në rrethana normale, është ngjarja qendrore e kësaj organizate ndërkombëtare. Është një mundësi për ministrat e jashtëm që të rishikojnë punën e OSBE-së në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *