Bota

Ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale emërohet prokuror për hetimet ndaj Trumpit

Ish-kryeprokurori i Gjyaktës Spciale në Hagë për krime lufte, Jack Smith do të mbikëqyrë hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Lajmin e bëri të ditur Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, përmes një deklarate për shtyp, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Departamenti i Drejtësisë tha se kandidimi i ri i Trumpit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, nxiti vendimin e Garland për të përdorur një avokat të specializuar.

Prokurori i posaçëm, Smith do t’i raportojë prokurorit të përgjithshëm Garland, i cili ka fjalën përfundimtare nëse do të ngrejë akuza.

Ai u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.”

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Së fundmi, Jack Smith ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Hagë që heton akuzat për krime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Alex Whiting do të zëvëndësojë Jack Smith si ushtrues detyre i prokurorit të specializuar  në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *