Bota

Lufta në Ukrainë: Zelensky përjashton armëpushimin e shkurtër me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë të premten idenë e shpalljes së një “armëpushimi të shkurtër” me Rusinë, duke argumentuar se kjo vetëm do ta përkeqësonte situatën.

“Rusia tani po kërkon një armëpushim të shkurtër, një pushim për të rifituar fuqinë e saj. Ne mund të shohim fundin e luftës , ky pushim nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të përkeqësonte situatën”, tha kreu i shtetit ukrainas në forumin ndërkombëtar të sigurisë në Halifax (Kanada).

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Paqja e vërtetë, e qëndrueshme dhe e ndershme do të vijë vetëm me shkatërrimin e plotë të agresionit rus”, shtoi Zelensky.

Më herët dje Shtëpia e Bardhë tha se vetëm Zelensky mund të miratojë fillimin e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, duke mohuar se ka pasur ndonjë presion nga qeveria amerikane ndaj Kievit.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Mark Milley, është shprehur kohët e fundit se fitoret e Ukrainës në fushën e betejës mund të hapin një dritare mundësie për bisedime për të zgjidhur konfliktin me marrëveshje politike.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Gjenerali gjithashtu vuri në dukje të mërkurën se ai e konsideron të pamundur, të paktën në afat të shkurtër, që forcat ukrainase të dëbojnë forcat ruse nga i gjithë territori që ata mbajnë, duke përfshirë gadishullin e Krimesë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *