Lajme

Bislimi për zgjedhjet në veri: Lista serbe nuk i ka përfaqësuar as interesat e komunitetit serb

“Lista Serbe nuk e ka bërë asnjë kërkesë për projekte që ruajnë ose avancojnë interesat e serbëve”, ka thënë zv/kryeministri Besnik Bislimi gjatë një diskutimi në Zyrën e BE’së në Prishtinë me temën “Raporti i Zgjerimit dhe çfarë ka në të për Kosovën”.

Për zgjedhjet e caktuara më 18 dhjetor në katër komunat veriore, ku s’do të marrin pjesë Lista Serbe – subjekt ky i cili mban mazhorancën e elektoratit në ato zona – Bislimi tha se janë “mundësi e artë që serbët të zgjedhin mekanizma që përnjëmend promovojnë interesat e komunitetit” dhe jo, sipas tij, “ato të klaneve të caktuara të politikbërjes së Beogradit”.

Bislimi, siç raporton media serbe me seli në Graçanicë “KoSSev”, “iu shmang përgjigjes specifike” se a ka qeveria zgjidhje për krizën aktuale në pjesën veriore dhe nëse ka ndonjë marrëveshje për çështjen e riregjistrimit të veturave.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

“Ne jemi të shqetësuar për një shumësi gjërash më të vogla, dhe jo këtë”, ka thënë zv/kryeministri. “Duhet të bëjmë dallim në mes të asaj se a jemi të shqetësuar për diçka dhe a po shpresojmë për diçka. Shpresojmë se diçka do të ndodh”.

Bislimi në lidhje me Listën Serbe, nuk ishte pa kritika.

“Lista Serbe ka qenë me vite pjesë e institucioneve. Kam qenë dhe jam ende zëvendëskryeministër, por kam pasur zero takime me zotin Rakiç, zerko kërkesa nga ai për projekte që ruajnë dhe çojnë përpara interesat [e komunitetit serb] dhe zero iniciativa nga Lista Serbe në Kuvend”.

“Mendoj se kjo është mundësi e artë që ju të zgjidhni mekanizmat që njëmend promovojnë interesat e komunitetit, dhe jo interesat e disa klaneve të caktuara e të politikbërësve të Beogradit”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  Protestuesit e Rrjollit para Kuvendit të Shqipërisë: Nuk mund të lejojmë të na grabiten tokat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *