FSK-ja mban këtë javë ushtrime në gjashtë fshatra të Prishtinës
Komuna e Prishtinës i ka njoftuar banorët e gjashtë fshatrave të saj, se këtë javë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë atje ushtrime fushore.
Gjatë ushtrimeve do të ketë edhe të shtëna me armë me municion shkollor.
Ushtrimet do të zhvillohen në fshatrat: Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.
“Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së, përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor”, thuhet në njoftim.
Rruga Press
Lexo më shumë Maqedonci i ndan medalje komandantit të FSK-së për kontributin në fuqizimin e ushtrisë

