Lajme

Kurti në Forumin e Vjenës: Kosova planifikon investime në energji në vlerë prej 4.5 miliardë euro deri në vitin 2031

Në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se deri në vitin 2031, Kosova planifikon investime në energji në vlerë prej 4.5 miliardë euro.

Në kryeqendrën austriake, Kurti ka folur edhe për zhvillimet ekonomike në vend.

“Qeveria e Kosovës momentalisht është duke planifikuar investime 4.5 miliardë euro për energji të pastër në Kosovë. Në duam të marrim modelin austriak dhe gjermanë të edukimit dual, e cili do të tejkalojë dhe bëhet urë lidhëse profesionale, kështu që është e pa mundur të kemi një rritje ekonomike pa profesionist. Kështu që duhet të kemi punë në tregun e punës për të pasur ngritje të qëndrueshmërisë. Sa i përket energjisë së ripërtritshme, qëllimi ynë në strategji është të vazhdojmë me dekarbonizim dhe efiçiencën për energji dhe të mbrojmë konsumatorin”, theksoi Kurti.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Kemi një strategji shumë ambicioze e cila është në bazë të Deklaratës së Sofjes, ku nga viti 2031 duam të prodhojmë energji elektrike 400MËh nga era apo 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm. Këtë vit kemi rritur rreth 6 për qind buxhetin për këtë sektor dhe kursim të energjisë. Dhe nga viti i ardhshëm do të fillojmë me ndërtimin e projekteve për energji të ripërtritshme”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë.

“Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2021 është 10.7 për qind, e cila ishte më e larta në rajon dhe më madhja që nga pas lufta. Po ashtu, kemi pasur rritje të PBB-së me 4 për qind dhe numër të investimeve strategjike, të cilat janë rritur 87 për qind dhe 88 për qind ngritje të eksportit. Pra, shumë është bërë, por edhe shumë mbetet të bëhet. Stabiliteti politik është treguar i favorshëm edhe për ambiciet tona. Por, këtë rritjen ekonomike nuk duam ta mbajmë për shtetin, por të shpërndajmë për popullin dhe këtë vit kemi vazhduar me rritje dhe duam të ndalojmë ndikimin e inflacionit”, ka përfunduar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Kryeministri Kuti foli edhe për përkrahjen e qytetarëve përmes pakove ekonomike dhe të përballje me inflacionin, duke përmendur masat e qeverisë mbështetëse për pensionistët dhe studentëve. /KP/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *