Bashkëpunuan me rusët, ukrainasit lidhin në mes të qytetit tradhtarët
Banorët e Khersonit kanë nisur hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të rusëve, të cilët ndihmuan ushtrinë e Putinit të dislokohej në qytet që prej nisjes së ofensivës ushtarake.
Dy persona u shfaqën të lidhur nga duart në mes të qytetit ukrainas, me qytetarët që kalonin pranë tyre dhe i thërrisnin ‘tradhtarë’, në pritje të ushtarëve që do të vendosnin për dërgimin e tyre në burg.
Sipas raportimeve, dhjetëra bashkëpunëtorë të Rusisë në Kherson u larguan javët e fundit nga qyteti, pikërisht për t’i shpëtuar arrestimit për krimet e tyre.
Ndonëse dje në Kherson pati festime për çlirimin, ekziston ende frika se shumë trupa ruse mund të fshihen në rrethina, duke lënë pas dhe kurthe me bomba.
Rruga Press