Bota

Sulmi me bombë në Turqi, autoritetet drejtojnë gishtin

Autoritetet në Turqi akuzojnë militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdë si organizatorët e sulmit me bombë të një dite më parë në qendër të Stambollit.

Sipas ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylu hetimet kanë nxjerrë në dritë pikërisht përgjegjësinë e kësaj organizatë për krimin e rëndë që tronditi Turqinë.

Deri tani është arrestuar një person, i cili dyshohet se vendosi lëndën shpërthyese në një nga zonat më të populluara të qytetit më të madh turk.

Lexo më shumë  Orban vërshëllehet në një tubim elektoral

Raportimet flasin për 6 viktima dhe 53 të plagosur nga shpërthimi i bombës, bilanc ky që mund të thellësohet dhe më tej.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *