“Doja të vrisja veten”, Fermeri në protestë: Tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë
Një fermer, deklaroi nga foltorja e protestës para kryeministrisë se sistemi bujqësor prej kohësh ka prekur fundin.
Gjatë fjalës së tij, fermeri u shpreh se ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi tatimet e kishin gjobitur me 45 milion lekë gjobë, dhe kishte arritur deri në mendimin për vetëvrasje, për shkak të krizës që ka pësuar bujqësia.
Për këtë ai fajësoi kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se ka ardhur koha për ndryshim.
Fermeri: Mu dha rasti t’i them Edi Ramës, unë sot do të isha në botën tjetër, sepse tatime më vunë 45 milionë lekë gjobë dhe doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga gruaja dhe nga djali. Biznesi kërkon shina, nuk ka shina të ecë lokomotiva, nuk ecën dot, nuk zhvillohet biznesi në pallatet 15-katëshe, ata kanë vetëm banka poshtë që merren me qira. Duhet të zhvillohet biznesi në Shqipëri, gjithçka duhet të ndryshojë me popullin përpara. Duhet të zhvillojme bujqësinë, duhet të lidhemi me Kosovën, jo të blejmë qumësht pluhur nga Serbia. Zgjidhja jonë është konfederata shqiptare, jo Ballkani i Hapur me Serbinë.
Rruga Press