Lajme

Me flamur shqiptar dhe britanik/ Qytetarët sjellin gomonen në protestë

Kur ka mbetur vetëm pak minuta nga nisja e protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, kanë nisur grumbullimet e qytetarëve.

Disa prej tyre kanë menduar të shkojnë në protestë me mesazhe të forta, njëra prej të cilave është largimi i shqiptarëve.

Qytetarët kanë marrë një gomone me flamurin shqiptar dhe atë britanik, për të ironizuar largimin drejt Anglisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërkohë, qindra qytetarë kanë nisur të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa të tjerë janë grumbulluar para selive të partive opozitare dhe në sheshin “Skënderbej”, për t’u marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *