Lajme

Borrelli sot takon Kurtin dhe Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të presë në takime të ndara të premten në Paris kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në konferencë për media të mbajtur të enjten, ka njoftuar se takimet do të jenë në tentim për të ndihmuar të ulen tensionet e krijuara dhe të avancohet dialogu Kosovë – Serbi i lehtësuar nga BE-ja.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Takimet do të jenë të ndara.

“Përfaqësuesi i Lartë udhëtoi në Paris, e në margjina të Forumit për Paqe do të takohet nesër, në takime të ndara, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nuk do të them se cili do të jetë mesazhi kryesor, pasi ai do t’u jepet në takim. Por, mund t’u them se cili është qëllimi i takimit. Qëllimi është të vazhdohet angazhimi i BE-së për të ndihmuar dyja palët që të depërshkallëzojnë tensionet e të arrijnë më në fund përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Këtë po mundohemi ta bëjmë sidomos pas përshkallëzimeve të fundit. Ky është objektivi kryesor i BE-së”, ka thënë Stano në konferencë për media.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Kurti gjendet në Paris për të marrë pjesë në Forumin për Paqe. Po ashtu në Paris është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *