Shefi i NATO-s për tërheqjen nga Khersoni: Rusia ka humbur vrullin absolutisht , por nuk duhet nënvlerësim
Rusia vendosi të tërheqës trupat nga Khersoni, por presidenti Vladimir Putin nuk duhet nënvlerësuar, ka deklaruar kreu i aleancës ushtarake të NATO-s për Sky News.
Jens Stoltenberg dha deklaratën pasi Moska urdhëroi trupat e saj të tërhiqeshin nga Kherson. Ai e përshkroi tërheqjen e trupave rusë si “inkurajues” dhe pozitiv dhe tha se tregon se si ushtria e Ukrainës, e mbështetur nga armët perëndimore, po vendos nën presion trupat ruse.
Por sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ishte shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim në lidhje me rëndësinë ose jo të ngjarjeve në Kherson.
“Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të vërtetë”, tha Stoltenberg në një intervistë të mërkurën gjatë një udhëtimi në Londër, ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak.
Stoltenberg: Është pjesë e një modeli apo tabloje të përgjithshme që kemi parë gjatë muajve të fundit se Rusia ka humbur vrullin absolutisht. Ata janë detyruar të heqin dorë.
Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ata kanë ende aftësitë, kanë ende forca dhe aftësi që mund të godasin qytetet ukrainase.
Pra, kjo tregon se Rusia ende mund t’i shkaktojë shumë dëme Ukrainës.
Rruga Press