KryesoreOpinion/Aktualitet

Konfuzioni europian ka shkaktuar konfuzion politik në Kosovë

Nga Hysamedin Feraj

Europianët,
▪︎ Nga nëra anë kërkojnë që Kosova të bëj përparim në zbatimin e ligjit, nga ana tjetër kërkojnë të mos zbatohen ligjet, ose së paku të shtyhet zbatimi i ligjeve!
▪︎ Nga njëra anë, po të mos zbatohen ligjet Kosova klasifikohet në vendet problematike lidhur me demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve, nga ana tjetër po të zbatohen ligjet klasifikohet në vendet problematike… për çfarë?
▪︎ Nga njëra anë kërkojnë barazinë e qytetarëve, nga ana tjetër kërkojnë qytetarë të privilegjuar.
▪︎ Nga njëra anë kërkojnë të luftohet korrupsioni sipas ligjit, nga ana tjetër kërkojnë korruptimin (prishjen) e idesë së drejtësisë dhe të vetë ligjit, teksa kërkojnë që ligji dhe e drejta të mos vlejnë barabar për të gjithë.
▪︎ Nga njëra anë na kërkojnë, madje detyrojnë që Kosova me ligj kushtetutes të jetë e gjitha vend multietnik, nga ana tjetër kërkojnë oaze një etnike dhe, më tej privilegje një etnike në institucionet ligjbërës e ligjzbatues në gjithë Kosovën.
▪︎ Si rezultat, nga njëra anë kërkuan dhe i dhanë fund statusit të shqiptarëve si qytetarë të dorës së dytë në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë e më vonë të Serbisë, nga ana tjetër kërkuan dhe u dhanë shqiptarëve statusin e qytetarëve të dorës së dytë në Republikën e Kosovës.
▪︎ Nga nëra anë kërkojnë normalizimin e gjendjes demokratike, nga ana tjetër kërkojnë shpalljen e përditshme të gjendjes së jashtëzakinshme që pezullon gjendjen dhe të drejtat demokratike.
.II.
Vetë shqiptarët tani janë konfuzë dhe të ndarë sipas kësaj skizofrenie të kërkesave europiane:
▪︎ Shumica në pozitë për zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, barazinë e qytetarëve dhe respektimin e të drejtave të pakicave etnike.
▪︎ Pakica, në opozitë me të, për shtyrjen e vazhdueshme të zbatimit të ligjeve, për mosbarazinë e qytetarëve dhe për pakica etnike të privilegjuara si qytetarë të dorës së parë.
▪︎ Shumica u qëndron vlerave europiane, pakica i qëndron kundërtisë me vlerat dhe përputhjes me taktizimet për si të shkelen ato vlera.
▪︎ Shumica konsideron mençuri polititike europiane vlerat (iluministe) europiane, pakica konsideron mençuri politike aftësinë e gjetjeve taktike për shkeljen vlerave europiane.
▪︎ Shumica në pozitë që e do Europën e vlerave, pakica në opozitë që e do burokracinë eurpiane që i dobëson dhe mpakë ato vlera.
▪︎ Shumica në pozitën për stabilizimin e gjendjes demokratike, pakica për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme sapo mbaron afati i asaj që ishte vendosur më parë.
Shkurt:
Shumica për demokracinë afatgjatë, pakica për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Këto janë pak nga lista shumë më e gjatë e kundërtive që bartë konfuzion i gjerë europian, me rezultat një konfuzion lokal në Kosovë.

Lexo më shumë  Policia aksion në veri, gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *