Katër shtetet kyçe që përcaktojnë fatin e fituesit dhe partisë që do ta ketë kontrollin e Senatit
Gara për Senatin duket se do të zbresë në katër garat më të ngushta këtë vit në këto shtete.
Në Georgia gara mes Republikanit, Herschel Walker dhe Demokratit, Raphael Warnock, është shumë afër për të shpallur një fitues por ka të ngjarë të jetë edhe një balotazh.
Nëse Demokratët atje humbin, duhet të mbajnë Nevadan dhe Arizonën, për ta ruajtur kontrollin mbi Senatin.
Në Nevada aktualisht po luftojnë Demokratja, Catherine Cortez Masto dhe Republikani, Adam Laxalt.
Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në Arizona mes Demokratit, Mark Kelly dhe Republikanit, Balke Masters.
Nëse Demokratët humbin Nevadan apo Arizonën, duhet ta kthejnë Wisconsinin, ku Demokrati, Mandela Barnes po kandidon kundër Republikanit Ron Johnson.
Rruga Press