Shefi i Presidencës pas vendimit të serbëve: Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas
Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se vendimi për largim i serbëve nga institucionet e Kosovës i ngjan aktit të nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014.
Sipas Velës, Serbia është duke i nxitur serbët e Kosovës të braktisin punën e tyre.
“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Twitter.
Serbët e Kosovës vendosën të shtunën të largohen nga institucionet e Kosovës. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dha dorëheqjen.
Rruga Press