Bota

Momenti kur ushtari i guximshëm ukrainas, vuri mbi supe armën e tij dhe gjuajti tankun rus, duke e hedhur në flakë

Pamjet e pabesueshme me dron zbuluan momentin kur një ushtar (parashutist) i guximshëm ukrainas doli nga vendi i tij i fshehur për të shkatërruar një tank rus që kalonte me një raketë drejtuar prej vetëm disa metra larg.

Automjeti i blinduar, një nga tanket kryesore luftarake moderne T-80 të Rusisë, po lëvizte përgjatë një rruge me zona të pyllëzuara – një fshehje e përsosur për ushtarët ukrainas që rrinin në pritë.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Teksa kaloi një rresht të veçantë pemësh, një ushtar i vetëm ukrainas doli nga mbulesa, vuri mbi supe armën e tij – një raketë e drejtuar anti-tank – dhe shkrepi një të shtënë.

Ushtari ukrainas e bëri këtë edhe pse një tjetër tank rus qëndronte më lart, dukej se tyta e tij drejtohej drejtpërdrejt në pozicionin ukrainas – megjithëse është e paqartë nëse kjo makinë ishte braktisur apo çaktivizuar.

Siç shihet, tanku u goditur rus shpërthen në flakë, derisa shihet edhe tymi i dendur. Tanku megjithatë vazhdon të ecë tutje, por edhe më tej përcillen shpërthime e tym, derisa mund të shihen edhe copëza duke dalë nga pajisja.

Videoja u publikua në Twitter nga një llogari e cila shkroi se një luftëtar ukrainas shkatërroi një tank armik në një distancë të shkurtër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *