Lajme

I hiqet licenca shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë

Pas pamjeve të rënda që qarkulluan në rrjetet sociale, ku disa punonjëse dhunonin një të moshuar në qendrën sociale “Orenda” në Pejë të Kosovës, është marrë vendimi për heqjen e licencës së këtij subjekti.

Sipas vendimit të Komisionit Licencues, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor duhet të dorëzojë licencën dhe të mbyllë aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, ku në pamjet e publikuara, shihej se si disa punonjëse kanë cënuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.

Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të moshuarën si edhe vajzën që ka bërë videon.

Deri më tani katër infermiere të këtij subjekti janë pezulluar nga puna.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *