KryesoreLajme

Eurodeputeti austriak: Kosova, demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk zhvillohet mes dy qytetesh, por shtetesh, dhe kjo sipas tij duhet të theksohet nga Bashkimi Evropian.

Mandl në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë ka thënë se dialogu mes të dyja shteteve është përgjegjësi e gjithë Bashkimit Evropian.

“Është nder dhe kënaqësi të flas në zemër të demokracisë së shtetit më të ri në Evropë dhe qartazi demokracisë më të fortë në Ballkanin Perëndimor, në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ky nuk është dialog mes dy qytetesh, nuk po flet kryetari i Beogradit me atë të Prishtinës, por është dialog mes dy shtetesh. Kjo duhet të bëhet e qartë. BE-ja ka çdo arsye ta theksojë se ky është dialog mes dy shtetesh. Është e rëndësishme që BE-ja ta ndërmjetësojë dialogun dhe ne do të jemi konstruktiv por kritikë se si ky dialog rrjedh. Nuk nënvlerësojmë mbështetjen e SHBA-së për dialogun”.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Mandl ka shtuar se Serbia do të ishte makineri ekonomike për Ballkanin Perëndimor po qe se nuk do të flitej më për të kaluarën.

“Ne ende po flasim për të kaluarën, për ideologjitë, në ende duhet të merremi me nacionalizma, urrejtje e paragjykime ndërkohë që jetojmë në një botë ku të gjithë jemi në Evropë. Nëse bashkëpunimi do të ishte fokusi, Serbia do të ishte si Gjermania, në kuptimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Ky do të ishte një vizion optimist për të ardhmen. Kjo do të ndodhë nëse nuk do të flisnim kaq shumë për të kaluarën dhe ideologjinë e urrejtjes”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *