Lajme

Kapja e 33.5 kilogramë kokainë mes bananeve në port. Shpallet në kërkim presidenti i kompanisë “Banaking”, Trifon Murataj

Presidenti i kompanisë “Banaking”, Trifon Murataj, është shpallur në kërkim nga policia pas kapjes mbrëmë të 33.5 kilogramë kokainë. Policia arrestoi administratorin si dhe dy punonjës të skanerit, që “nuk panë” drogën e zbuluar nga qeni antidrogë. Kjo ishte e disata herë që konteinerët e “Banaking” ishin me kokainë, por më parë ishin arrestuar vetëm shoferët 

Policia e Durrësit dha detaje sot, pas kapjes së sasisë 33.5 kilogramë kokainë të gjetur në kontejnerin me banane në Port.Në operacionin e koduar “Again”, zhvilluar nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, u vu në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, ndërsa është shpallur në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga gjithashtu janë vënë edhe dy punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. N., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”;

A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *