KryesoreLajme

Sveçla: Rusia s’mund ta pranojë një Evropë të qetë ashtu si Serbia s’e pranon një Ballkan të qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës ngritur nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Tiranë ku në kuadër të forumit të Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor u diskutua mbi ndikimin në siguri të invazionit të Rusisë mbi Ukrainën si dhe për migrimin dhe menaxhimin kufitar.

Sveçla ka theksuar lidhjen e afërt të Serbisë me Rusinë gjë që, siç ka thënë ai, cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, “saktësisht sigurinë tonë duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ai ka deklaruar se në qeverinë serbe kanë ndryshuar vetëm emrat, por jo bindjet për Kosovën që kanë ekzistuar nga Millosheviqi. Theksoi se Serbia po largohet nga vlerat demokratike duke bashkëpunuar me Rusinë.

“Me ristrukturimin e qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe assesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës por edhe vendeve tjera të rajonit. Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Evropë të qetë ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë. Thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë jo vetëm në fushën ushtarake por edhe më gjerë e largon Serbinë nga vlerat e përbashkëta demokratike për të cilat të gjithë ne si Ministra të Ballkanit Perëndimor po angazhohemi”.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *