Video Child është monstrumi që po rritet sociopolitikisht, e që do prodhojë kriza të rënda morale
Nga Roland Amzai
Sartori kur flet për tele fëmijën, për tele moralin, përkatësisht tele politikën, nuk e kishte absolutisht idenë se sa më keq akoma do të shkonin punët.
Video fëmija është monstrumi që po rritet sociopolitikisht, e që do të prodhojë kriza të rënda morale.
Abstragimi i aparatit të gjuhës e arsyes është zëvendësuar nga fascinimi me video të dhunshme, që “pafajësisht” quhen në fjalorin e tiktokerave rinistë si “challenge”, “cool”, “funny”.
Monstrumat janë rritur. E gjendja sociopolitike nuk është e mirë edhe për faktin se gjuha është varfëruar.
Fjalët kyçe apo hashtaget, e reduktojnë gjuhën në mjet të dobët.
Punonjësja e rrihte të moshuarën e vetëdijshme për kamerën e telefonit “smart”, e vetëdijshme për ”leak-un” e mundshëm. Ishte gati një skenë, që ajo po e përjetonte si lavdi (që s’e mori kurrë).
Video fëmija është rritur fizikisht, e idiotësia si masë po i bën të rrezikshëm. Është gati-gati një tezë surreale e një revolucioni “irobot”.
Duhet menduar seriozisht, për cenzurën e “trendeve” idioteske në nivelet më të imta e më të larta ku ndodhin, nga videot idiote të “live” në instagram të personazheve groteskë te videot idiote të bullizmit nga ministra e kryeministra.
Rruga Press