BotaKryesore

Johnson: Putini e paraqet Ukrainën si Millosheviqi dikur Kosovën

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me ish-presidentin e Serbisë, njëherazi i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviqin.

Ai tha se Putini ka gabuar në “mënyrë katastrofike”, kur vendosi të sulmojë Ukrainën.

“Të gjithë ne në qeverinë britanike kemi lexuar esenë e tij për Ukrainën, që e publikoi verën e kaluar. Ai në mënyrë thelbësore e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte sikur të lexonit për Sllobodan Millosheviqin që fliste për Kosovën”. Kështu u shpreh Johnsoni në një intervistë për Sky News.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin

“Millosheviqi mendonte që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së Madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj që Putini mendon njëjtë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”. Kështu theksoi ish-kryeministri britanik.

“Është një gabim total. Ukrainë është një kulturë evropiane e lirë dhe e pavarur me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj. Ai bëri një gabim thelbësor”, tha për fund Johnson.

Lexo më shumë  Sveçla: Raporti nxjerr në pah shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *