Bota

Vendi me shumicë myslymane do të vizitohet nga një Papë për herë të parë

Papa Françesku do të jetë në Bahrein nga data 3 deri më 6 nëntor me ftesë të mbretit të këtij vendi arab, Hamad bin Isa Al Khalifa. Nga aty, ai do të dërgojë mesazhe paqeje, shkruan BBC.

Ky do të jetë udhëtimi i dhjetë i Françeskut në një vend me shumicë myslimane. Më pak se 80 mijë katolikë jetojnë në Bahrein nga një popullsi prej 1.3 milionë banorësh.

“Do të jetë gjithashtu një ‘shenjë’ për islamin shiit, si pjesë e strategjisë së afrimit me degët e ndryshme të besimit mysliman që Papa po ndjek”, ka thënë Giuseppe Ciutti, një prift italian që ka qenë në Irak dhe studion marrëdhëniet mes Islamit dhe Katolicizmit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Paul Hinder, administrator apostolik i Rajonit të Arabisë së Veriut, i cili përfshin Kuvajtin, Arabinë Saudite, Katarin dhe Bahreinin, ka thënë në një konferencë shtypi se udhëtimi i Papës në Bahrein ndoqi një rrugë që filloi me “Dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore për Paqen Botërore dhe bashkëjetesën”, të cilën Papa e nënshkroi në shkurt 2019 në Abu Dhabi.

Hinder beson se Papa do të zbatojë një strategji pozitive për të arritur te rrymat e ndryshme të besimit mysliman dhe do të bëjë ftesë për të vazhduar dialogun me fetë e tjera.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Bahreini do të jetë vendi i 58-të i vizituar nga Papa Françesku që kur ka ardhur në krye të Vatikanit. Do të jetë Papa i parë në histori që do të shkelë atje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *