Bota

Inflacioni në Eurozonë shkon në 10.7 përqind

Rendimentet e obligacioneve qeveritare të Eurozonës janë rritur, pasi të dhënat e inflacionit treguan se çmimet e konsumit u rritën me ritëm rekord në tetor, raportoi të hënën “Al Jazeera”.

Të dhënat kanë treguar se rritja e çmimeve të konsumit në 19 vendet që mbajnë euron si njësi monetare, shkoi në 10.7 përqind në tetor krahasuar me 9.9 përqind sa ishte një muaj më parë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Me këtë rast është rritur presioni mbi Bankën Qendrore Evropiane për të vazhduar shtrëngimin e politikave.

BQE-ja ka njoftuar për rritje të mëtejshme të normës në përpjekje për të ulur inflacionin.

“Qëllimi i BQE-së për të shtyrë normën e inflacionit në më pak se 2 përqind mbi një bazë të qëndrueshme duket shumë larg”, tha ekonomisti i lartë i Commerzbank, Christoph Weil. “Kjo gjithashtu rrit presionin mbi Këshillin Drejtues të BQE-së për të rritur më tej normat kryesore në mënyrë të mprehtë”, shtoi Weil.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *