Bota

Instituti amerikan: Putini po bëhet gati për luftë të gjatë

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës bëri të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke u përgatitur për një luftë më të gjatë, e jo për sulm bërthamor mbi Ukrainë.

Në raportin e publikuar të hënën, thuhet se Rusia po bëhet gati për një fushatë të gjerë me mjete konvencviale, duke u përpjekur t’i mbajë territoret aktualisht të pushtuara dhe të fitojë edhe më tej.

Ai (Putini v.j.) do të përpiqet t’i mbajë territoret aktuale të pushtuara dhe të fitojë të reja, por nuk ka gjasa të planifikojë një përshkallëzim të mprehtë, për shembull, në formën e përdorimit të armëve bërthamore ose, përkundrazi, një armëpushim”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Shpenzimet e NATO-s për mbrojtjen arrijnë rekordin prej 1.4 trilion dollarësh

Instituti bën të ditur se mobilizimi i pjesshëm i kushtoi Putinit me kritika të ashpra brenda kampit dhe me ikje të qindra-mijëra rusëve nga Rusia.

Putini shpreson t’i mbajë aktualisht pozicionet në territoret ukrainase deri në fund të pranverës, në mënyrë që sipas Institutit, të ketë kohë për stërvitjen e rezervistëve.

“Në të njëjtën kohë, Putini ëndërron që dimri i ftohtë dhe mungesa e karburantit do t’i detyrojnë disa nga vendet evropiane të reduktojnë ndihmën për Ukrainën dhe të bëhen më të butë në marrëdhënie me Rusinë”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *