Xhevdet Pozhari: Lajmi për “zhgënjimin e Blinkenit” e ka burimin tek një portal amerikan me pronare serbe
Gazetari i njohur nga Kosova, Xhevdet Pozhari ka hulumtuar rreth lajmit pompoz se “Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është i zhgënjyer nga vendimi i Qeverisë Kurti për targat” .
Në një status në llogarinë e tij në facebook ai shprehet se pas kërkimeve që ai ka bërë rezulton se burimi primar i këtij lajmi, që jehonë i kanë bërë mediat në Kosovë, ndodhet tek portali amerikan, që Richard Grenell e preferon dhe se pronarja e të njëjtit është me origjinë serbe.
Postimi i plotë:
E gjeta burimin e lajmit që dje u shpërnda nëpër mediat tona ku thuhet se “Blinken është i zhgënjyer me vendimin e Kosovës”!
Qenka një portal në SHBA të cilin Grenelli e paska shumë për zemër. Pronare e tij qenka një serbe, Ksenja Pavlovic McAteer.
Në biografinë e saj shkruan se arritje më e madhe në fushën e gazetarisë qenka intervistimi Vuçiqit, Dodikut, Novakut… kryesisht narracioni për ta qenka në superlativ.
Pra, kjo më bën të kem dyshime serioze për vërtetësinë e lajmit, veçanërisht kur mbiemrin Pavlovic deri tash e kam dëgjuar veç për një mast që përdoret për b… e bebeve.
Askund tjetër nuk figuron një deklarim i tillë i Blinkenin, përveç se në mediat tona që e kanë marrë si referencë këtë Pavllovicken e Grenellit.
Në foton 1, lajmi i publikuar.
Në foto 2, shpërndarja e lajmeve që prodhon Grenelli.
Në foto 3, një pjesë e biografisë së gazetares serbe që është autore e lajmit për Blinken.
Rruga Press