Kalimi i emigrantëve në Kanalin Anglez, Sunaku dhe Macroni zotohen për rritje të bashkëpunimit
Britania e Madhe dhe Franca janë zotuar të rrisin bashkëpunimit për të ndaluar kalimet e emigrantëve nga Kanali Anglez, ka njoftuar Downing Street të premten, shkruan BBC.
Kjo ishte telefonata e parë e kryeministrit të ri britanik Rishi Sunak. Ai bisedoi me presidentin e Francës, Emmanul Macron.
Sipas Downing Street, të dy liderët shprehën angazhim për të thelluar punën e tyre që të pengojnë kalimin e emigrantëve. Nuk u dhanë detaje shtesë se çfarë masa shtesë do të ndërmerren.
Në vitin 2021, Britania e Madhe ra dakord t’i paguante Francës 54 milionë funte për të rritur patrullimet përgjatë bregdetit verior të Francës.
The Times shkruan se Sunaku dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re me Francën, ku do të paguhej aq sa ndalej numri i anijeve me emigrantë.
Emigrantët shqiptarë kalojnë më së shumti Kanalin Anglez për të shkuar drejt Britanisë. Sipas një raporti, vetëm gjatë këtij viti, 12 mijë emigrantë shqiptarë mbërritën në Britani, që i bie dy për qind e popullatës së burrave të Shqipërisë.
Rruga Press