Përparim Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se mund të jetë njeriu më i urryer për shkak të trafikut të shkaktuar të premten në Prishtinë nga testimi i unazës njëkahëshe.
“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, është shprehur Rama duke iu drejtuar drejtoreshës së festivalit “Manifesta” me të cilën ka mbajtur konferencën përmbyllëse të festivalit.
Testimi i unazës njëkahore të kryeqytetit ka shkaktuar çoroditje dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve në Prishtinë mëngjesin e së premten.
Testimi i unazës është paraparë që të vazhdojë edhe dy ditët e ardhshme.
Rruga Press