Lajme

Kurti: Aftësimi profesional për tregun e punës është prioritet i Qeverisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka organizuar ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se harmonizimi i arsimit, aftësimi profesional për tregun e punës është një nga prioritetet e Qeverisë që ai drejton.

Sipas ti, arsimi cilësor është burim për një ekonomi të qëndrueshme.

“Për këtë, Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për praktikën e nxënësve të arsimit profesional, për trajnimin e vajzave në STEM, dhe për trajnimin e nxënësve në IT”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se strategjia e tyre bazohet në një analizë të thellë për gjendjen e arsimit.

“Janë pesë shtylla. E para është edukimi në fëmijëri të hershme, rritjen e përfshirjes së fëmijëve në këtë nivel, është rritur buxheti për vitin e ardhshëm. Shtylla e dytë: ngritja e cilësisë. E treta: harmonizimi i arsimit, aftësimit profesional për tregun e punës. Shtylla e katër: cilësia dhe i integriteti në arsimin e lartë. Shtylla e pestë: integrimi i teknologjisë për rritjen e cilësisë”, ka thënë ajo.

Ambasadori gjerman, Joern Rohde, ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë ka qenë i suksesshëm.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“Ne kemi ndihmuar edhe në përpilimin në ligjeve. Ne kemi ndihmuar edhe në integrimin e fëmijëve të komuniteteve në arsim. Sistemi edukimit në Kosovë ka nevojë për përmirësim, sidomos në harmonizimin e tregut të punës me arsimin”, ka thënë ai.

Ambasadori i Britanisë, Nicolas Abbott ka thënë se nuk ka prioritet më të madh se arsimi.

“Kam nderin që Britania e ka përkrahur Strategjinë e Arsimit. Arsimi është esencial për zhvillimin e një vendi”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *