Bota

Vazhdon të bie çmimi i aksioneve të Metas

Çmimi i aksioneve të kompanisë mëmë të Facebookut “Meta” është zvogëluar e po ashtu të ardhurat po bien.

Gjendja financiare e kompanisë u bë e ditur të mërkurën, pasi kompania, përditësoi investitorët për tre muajt e fundit, raportoi BBC-ja.

Shitjet u tkurrën me 4 për qind krahasuar me një vit më parë, në 27.7 miliardë dollarë, ndërsa fitimet u përgjysmuan.

Kompania, e cila zotëron gjithashtu Instagram-in dhe WhatsApp-in, po përballet me vështirësi për shkak se kompanitë po shkurtojnë buxhetet e reklamave përballë pasigurisë ekonomike, ndryshimet në cilësimet e privatësisë së Apple, dhe konkurrencës nga rivalët si TikTok, i cili po vazhdon të rritet.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Ndërsa ne përballemi me sfida afatshkurtër mbi të ardhurat, ekzistojnë elementet për një kthim me të ardhura më të mëdha”, ka thënë shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg në një deklaratë.

“Ne po i afrohemi vitit 2023 me fokus në prioritizimin dhe efikasitetin që do të na ndihmojë të lundrojmë në mjedisin aktual dhe të shfaqim një kompani edhe më të fortë”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Besimi i investitorëve ra në shkurt, kur kompania zbuloi se kishte humbur përdoruesit e përditshëm për herë të parë ndonjëherë.

Më pas, në korrik, kompania raportoi rënien e saj të parë tremujore të të ardhurave, pasi kompanitë e trembura nga perspektiva ekonomike ulën buxhetet e tyre të reklamave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *