Bota

Polonia e shpall udhëheqjen ruse regjim terrorist

Kuvendi i Republikës së Polonisë e shpalli të mërkurën udhëheqjen e Rusisë regjim terrorist, duke dënuar edhe agresionin mbi Ukrainë, i nisur më 24 shkurt.

BBC-ja raportoi se ky vendim u mor nëpërmjet një rezolute, teksa në Kuvend u tha se Rusia duhet të mposhtet dhe të privohet nga mundësia për t’i kërcënuar fqinjët.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

“Senati i Republikës së Polonisë edhe një herë dënon ashpër agresionin rus dhe u bën thirrje të gjitha vendeve që mbrojnë paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të njohin fuqinë e Federatës Ruse si një regjim terrorist”, thuhet në rezolutën e votuar.

Polonia është ndër shtetet e para që ndihmoi me pritjen e refugjatëve ukrainas. Disa milionë ukrainas u larguan dhunshëm nga Ukraina drejt kufirit polak.

Më 10 maj, Lituania e njohu Rusinë si shtet që mbështet dhe kryen terrorizëm, ndërsa në gusht, Letonia e shpalli Rusinë sponsorizuese të terrorizmit.

Parlamenti i Estonisë gjithashtu e shpalli Rusinë mbështetëse të terrorizmit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *