(Video) Robotë luftarakë e dronë supersonikë. Paralajmërohet një ofensivë e Kinës ndaj Tajvanit
Në video që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale shihet se si një dron kinez ul një robot luftarak në formë të qenit mbi një zonë beteje, shkruan “The Sun”.
Video shfaq qenin robot duke u ulur mbi çatinë e një shtëpie në një zonë urbane. Ai më pas “ringjallet” dhe i armatosur monitoron rrethinën.
Sipas “WarZone”, qeni robot besohet se ka të montuar një automatik të lehtë kinez QBB-97.
Kjo armë e tmerrshme mund të shkrepë deri në 650 plumba brenda një minute.
Videoja është ngarkuar në llogarinë e verifikuar në Weibo të “Kestrel Defense Blood-Wing” – që duket se është direkt e lidhur me kompaninë Chinese Kestrel Defense.
Kontraktuesit ushtarak pretendojnë se përdorin “dronë të rëndë për të dërguar robotët në formë qeni” në zonat e luftës. Robotët mund të vendosen në pika të larta për ta rrethuar kundërshtarin.
Këto pamje janë duke qarkulluar në një kohë të paralajmërimeve se Kina mund ta pushtojë Tajvanin me dronë të teknologjisë së lartë dhe me rreth një milion burra.
Ushtria e Kinës është duke investuar shumë në teknologji moderne dhe dronë.
Ekspertët druhen se presidenti i Kinës, Xi Jinping, është duke planifikuar një ofensivë të ashpër, duke armatosur ushtrinë e tij deri në dhëmbë me armë të avancuara.
Kina ka shfaqur disa prej pajisjeve moderne ushtarake së fundi, përfshirë dronë të vegjël në formë topi dhe po ashtu një ushtar duke veshur ekzosekelet.
Kina po ashtu ka dronë supersonikë, dronë të mëdhenj për të goditur anijet luftarake.
Analisti i armëve Sam Cranny-Evans ka thënë se Pekini është duke përdorur dronë elitarë të spiunazhit për të kryer misione sekrete mbi Tajvan.
Droni quhet BKZ-006A.
Në rast të një pushtimi, Tajvani mund të presë të goditet nga raketat efikase me rreze të gjatë veprimi. Po ashtu nga bombardimet ajrore përcjellë nga sulmet kibernetike.
Rruga Press