KryesoreLajme

Mustafi akuzon Vuçiqin se po përpiqet të devijojë numrin real të shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se po përpiqet të devijojë numrin real të shqiptarëve në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë në Serbi.

Në një shkrim në Facebook të mërkurën, Mustafi ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit se “pas regjistrimit të popullsisë, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi”.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Mustafi ka thënë se deklaratat e tilla nuk ndihmojnë në proces të regjistrimit, por nxisin tensione. Sipas tij, kjo deklaratë madje është parapërgatitje e valës së re të kontestimit të numrit të saktë të shqiptarëve në Luginë.

“Z. President nuk janë 5809 shqiptar në Serbi, nuk janë 1118 shqiptar në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011. Deklarimet e tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. Z.President, lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht! Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane”, ka shkruar Mustafi.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë e të mos lejojë shtrembërim të shifrave në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *