Lajme

Kurti: Trendi i rritjes së të hyrave nga ATK-ja po vazhdon vit pas viti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar Administratën Tatimore të Kosovës për inkasimin dhe rritjen e të hyrave.

Në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, që po organizohet për herë të parë në Kosovë për përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor, Kurti tha se trendi i rritjes së të hyrave nga ATK po vazhdon vit pas viti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Vitin e kaluar kemi pasur rritje të hyrave mbi 28 për qind më shumë se viti paraprak dhe këtë vit trendi i njëjtë ka vazhduar”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kanë bërë shumë reforma dhe kjo ka rritur performancën e ATK-së.

Nga ana tjetër, përkrahje institucioneve vendore iu ofroi drejtoresha e CEF, Jana Repanska.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *